Është mbajtur mbledhja e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës për të vlerësuar nivelin e zhvillimit të procesit mësimor onlajn në kohë të pandemisë Covid 19.
Situata e krijuar si pasojë e kësaj pandemie, ka shtyrë Konferencën e Rektorëve dhe Universitetet Publike të ndërmarrin veprime alternative në mënyrë që mësimi të vazhdojë në distancë (online) sipas statuteve të Universiteteve dhe Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë. Procesi mësimor në formatin online ka filluar me aplikacione si www.meet.google, Moodle, SEMS, SMU, dhe më pastaj përmes aplikacionit më të avancuar SMU të ndërlidhur me www.meet.google, me ç’rast stafi akademik dhe studentët kanë mundësi komunikimi me të mirë duke gjeneruar të gjitha të dhënat në aplikacionin e universitetit.
Rektorët e Universiteteve Publike kanë vlerësuar se, për me shumë së tre javë që kur ka filluar organizimi i mësimit në distancë, pjesëmarrja a stafit akademik dhe studentëve është e plotë, në shumicën e rasteve pjesëmarrja e studentëve është më e madhe se gjatë mësimit në klasë, orë të humbura ka shumë më pak etj., por Rektorët thonë se, problemi për të cilën janë duke kërkuar zgjidhje është mbajtja e praktikave, gjatë së cilave kërkohet prezencë e drejtpërdrejtë e studentit në laborator ose në klasë.
Sipas Rektorëve, deri më tani janë organizuar me sukses edhe mbrojtja e temave të diplomës onlajn në nivelin bachelor, ndërsa shumë shpejt do të fillohet edhe me mbrojtjen e temave në nivelin master.
Gjatë Konferencës së Rektorëve është konstatuar se se Universitetet Publike duhet të gjejnë zgjidhje dhe të përgatiten të organizojnë online edhe kollokfiumet dhe provimet, në mënyrë që të finalizohet i gjithë procesi mësimor në këtë vit akademik.
Rektorët kanë falënderuar për angazhim dhe ndihmë në suksesin e procesit mësimor online të gjithë studentët, familjet e tyre, stafin akademik dhe menaxherët e të gjitha niveleve të Universiteteve Publike.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan