Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, do të vazhdojë përpjekjet për shndërrimin e universiteteve publike në organizata të pavarura buxhetore, të cilat tani për tani janë nënprograme të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Për këtë dhe tema të tjera me rëndësi për universitetet publike u diskutua në mbledhjen e fundit të Konferencës së Rektorëve, që u mbajt më 16 dhjetor 2021 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se kërkesa për shndërrimin e universiteteve publike në organizata të pavarura buxhetore është dërguar tek komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës (Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Sport dhe Rini), mirëpo nuk kanë marrë përgjigje. Si rrjedhojë, është marrë vendim që kërkesa drejtuar këtyre komisioneve të përsëritet, me shpresë për të marrë përgjigje pozitive.
Po ashtu, u diskutua edhe për përgatitjet lidhur me organizimin e konferencës së radhës, që do të mbahet më 4 mars 2022 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të diskutohet për profilizimin e universiteteve publike. Rektorët e universiteteve publike gjithashtu u dakorduan që në qershor të vitit 2022 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të organizohet edhe një mbledhje tjetër, ku do të diskutohet për qëndrueshmërinë financiare të universiteteve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan