Pas kalimit të procedurave në Qeveri, draft-statuti i Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, është shqyrtuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës.
Në mbledhjen e këtij komisioni që u mbajt më 09.11.2020, UKZ është përfaqësuar nga prorektori, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka.
Miratimi i statutit të Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’, vlerësohet shumë me rëndësi për zhvillimin e Universitetit, duke pasur parasysh se UKZ ende funksionon në bazë të statutit të përkohshme.
Duke pasur parasysh nevojën për miratimin e statutit të UKZ-së dhe universiteteve të tjera që punojnë me statute të përkohshme, ka pasur një angazhim të shtuar në këtë drejtim edhe nga Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike, kryesues i së cilës është, Rektori i Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan