Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar në një vizitë komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Savas Yanar me bashkëpunëtorët e tij.
Ai është pritur në takim nga Prorektori për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Xhevdet Thaqi, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Bajram Fejzullahu dhe Sekretari i përgjithshëm Vaxhid Sadriu.
Prorektori Xhevdet Thaqi e ka informuar Komandatin Savas Yanar për aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e Universitetit, derisa e ka falënderuar atë për gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në.
Kurse Prorektori Bajram Fejzullahu ka falënderuar Komandantin Yanar për vizitën dhe për mbështetjen e madhe që KFOR ka në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Në ndërkohë të gjithë së bashku kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimeve të mëtutjeshme.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan