Këshilli Drejtues miratoi Planin Strategjik të UKZ-së për periudhën 2023 – 2028

20 Dhjetor, 2023

Pas punës së bërë nga grupet punuese dhe pas disa punëtorive të zhvilluara me hisedarët e brendshëm dhe të jashtëm, Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e XXXII e cila është mbajtur më datë 19.12.2023, miratoi Planin Strategjik të UKZ-së për periudhën 2023 – 2028.

Ky Plan Strategjik parashihet të ndihmojë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e universitetit, duke iu përgjigjur sfidave të ndryshme në fushën akademike dhe duke përmirësuar përvojën e studentëve dhe personelit akademik.