Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, udhëhequr nga kryesuesi Dr. Techn. Ilir Gjinolli, në mbledhjen e 29-të me radhë të mbajtur më 3.11.2023, në bazë të propozimit të Rektorit Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe pas njoftimit të Senatit, zgjodhi pesë prorektorët e UKZ-së.
Prof. Dr. Sadik Haxhiu, është zgjedhur prorektor për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka është zgjedhur prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli është zgjedhur prorektore për hulumtime dhe kërkime shkencore dhe Prof. Ass. Dr. Voglushe Kurteshi është zgjedhur prorektore për zhvillim akademik dhe cilësi.
Me këtë vendim të Këshillit Drejtues është kompletuar menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan që udhëhiqet nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan