Këshilli Drejtues i UKZ-së ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve

5 Shtator, 2024

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, gjatë mbledhjes së mbajtur më 05 shtator 2024, në bazë të propozimit të rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe pas konsultimit me Senatin e universitetit, zgjodhi Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve.

Në përgjegjësitë e saj, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili do të mbulojë fushën e mësimdhënies dhe çështjeve që lidhen me studentët, duke siguruar cilësi në procesin akademik dhe përmirësimin e përvojës së studentëve në universitet.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku shprehu besimin e tij të plotë se Prof. Asoc.Dr. Shpresë Qamili, me përvojën dhe përkushtimin e saj, do të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të universitetit.

Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili, me përvojën e gjatë akademike dhe menaxheriale në UKZ, do të ketë një rol kyç në zhvillimin strategjik të universitetit dhe në adresimin e sfidave të arsimit të lartë në Kosovë.