KD mori vendim për themelimin e Njësisë Akademike – Fakulteti i Shkencave Sociale

31 Tetor, 2023

Në mbështetje te nenit 22, paragrafi 1, pika 2, të Rregullores mbi Punën e Këshillit Drejtues te UKZ-se, nr.02/1034 dt. 23.05.2015 dhe nenit 55 paragrafi 2 të Statutit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan, Këshilli Drejtues në mbledhjen e XXVII të mbajtur më datë 31.10.2023 mori vendim për themelimin e Njësisë Akademike – Fakulteti i Shkencave Sociale, me programin e studimit ” Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”, si program Bachelor me 180 ECTS, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Me këtë rast Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,  kanë uruar të gjithë stafin e UKZ-së për themelimin e Njësisë Akademike.

Vendim-i-KD-Themelohet-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-në-UKZ