KD i UKZ-së ka bërë verifikimin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

27 Korrik, 2021

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 27 korrik 2021, ka mbajtur mbledhjen e XXXIII-të  me radhë.

Mbledhjen e ka udhëhequr anëtari më i moshuar i KD-së, Prof. Ass. Dr. Refik Kryeziu.

Në këtë mbledhje është bërë verifikimi mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Dr. Florian Qehaja, z. Agron Hajdari dhe znj. Jeta Pajaziti-Doli,  të emëruar nga Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të cilët kanë nënshkruar edhe deklaratën etike.

Më  ketë rast është zgjedhur Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së.

z. Agron Hajdari është zgjedhur Kryesues ndërsa znj. Jeta Pajaziti-Doli është zgjedhur zv/kryesuese e KD-së.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi,  ka uruar  anëtarët e rinj të KD-së për emërimin e tyre në Këshillin  Drejtues të UKZ-së. Rektori Kosumi, po ashtu ka njoftuar anëtarët e KD rreth procesit të Akreditimit të Universitetit dhe rreth procesit të pranimit të studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022.

Kurse kryesuesi i KD-së së UKZ-së z. Agron Hajdari, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti.

Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).