Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, më 30 shtator 2019 në ambientet e rektoratit, ka mbajtur mbledhjen e IX-të me radhë.
Mbledhjen e ka udhëhequr anëtari më i moshuar i KD-së, Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti.
Në këtë mbledhje është bërë verifikimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të zgjedhur nga senatit, Prof. Ass. Dr. Refik Kryeziu dhe anëtarëve të emëruar nga MASHT Mr. Sc. Ibrahim Kosumi dhe Viloeta Abazi.
Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka uruar anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen dhe emërimin e tyre në Këshillin Drejtues të UKZ-së.
Më pas Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së, ka paraqitur raportin në lidhje me rregullsinë e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues nga Senati i Universitetit, si dhe të emërtimit të anëtarëve në Këshillin Drejtues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me propozim për verifikimin e mandatit, i cili raport është miratuar nga anëtarët e KD-së.
Më ketë rast është zgjedhur edhe Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së. Mr. Sc. Ibrahim Kosumi është zgjedhur Kryesues ndërsa, Mr. Sc. Yllka Behluli është zgjedhur zv/kryesuese e KD-së.
Kryesuesi i KD-së së UKZ-së, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan