Studentët dhe Stafi Akademik e Administrativë në ditën e dytë informuese për projektet Erasmus+, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, shfaqën interesim të madh për mënyrën e aplikimeve apo kritereve.
Sot aktivitetet u organizuan rreth mënyrës së aplikimeve, përmbajtjes dhe përmbledhjes së punimit të projekteve të programit Erasmus +, etj.
Kurse rreth prezantimit të punës në projekte ndërkombëtare dhe rreth aktiviteteve të tjera, gjatë këtij sesioni të pranishmit janë informuar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, i cili ka paraqitur veç e veç projektet ndërkombëtare të UKZ-së / Projektet e Erasmus +(QUADIC, ENEMLOS, QATEK, SIAHDPC, STAND, SMAHPC, E-Viva) etj.
Po ashtu, në këtë organizim janë diskutuar edhe përvojat konkrete të zyrës për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku nga të pranishmit ka pasur një kureshtje të madhe për gjithë procesin.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan