Studentët dhe Stafi Akademik e Administrativë në ditën e dytë informuese për projektet Erasmus+, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, shfaqën interesim të madh për mënyrën e aplikimeve apo kritereve.
Sot aktivitetet u organizuan me dy sesione sipas target grupeve të interesuara (profesorë dhe studentë).
Rreth mënyrës së aplikimeve, përmbajtjes dhe përmbledhjes së punimit të projekteve të programit Erasmus +, është mbajtur punëtori në sallën A34.
Luljete Berisha nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit “Kadri Zeka”, ka njoftuar detaisht pjesëmarrësit për të gjitha procedurat dhe hapat që duhet të ndërmerren.
Po ashtu, në këtë sesion janë diskutuar edhe përvojat konkrete të zyrës për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku nga të pranishmit ka pasur një kureshtje të madhe për gjithë procesin.
Ndërsa në sesionin tjetër është mbajtur një panair informacion dhënës mbi Erasmus+, që është organizuar në hollin e Universitetit gjatë gjithë ditës.
Aty janë paraqitur shume informacione te vlefshme studimi në Universitetet Evropiane, programet e mobilitetit për student, bursat për studime Master, financimi i projekteve nëpërmjet programit Erasmus+
Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës, duke mundësuar kryesisht shkëmbim të studentëve dhe stafit universitar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan