Sot është mbajtur dita e dytë e punëtorisë në kuadër të projektit QUADIC ERASMUS+ që ka për qëllim aftësimin dhe harmonizimin e stafit akademik dhe administrativ, sidomos IT-të e institucioneve përkatëse me aplikacionin softuerik dhe platformën virtuale në ngritjen e kapaciteteve të stafit, e cila mund të përdoret në një variacion të gjerë, si për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Mobilitet, Projekte ndërkombëtare e lokale, në raporte të ndryshme dhe gjithashtu nga studentët.
Në ketë organizim i cili po mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, po marrin pjesë të gjithë̈ partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve të arsimit të lartë, disa prej të cilëve në lidhje direkte përmes platformave online për shkak të situatës me COVID-19.
Kryesisht sot është trajtuar zhvillimi i aplikacioneve softuerike dhe platformave online, është prezantuar drafti që duhet të bëhet për aplikimin e softuerit për mobilitet dhe partneritet. Po ashtu ka pasur një diskutim të hapur dhe punë në grupe nga pjesëmarrësit, rreth praktikumit të mënyrës së përdorimit dhe implementimit në universitetet tona.
Punëtori do të zhvillojë punimet edhe ditën e nesërme.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan