Gjatë vizitës studimore një javore që studentët e Universitetit PH Zug kanë zhvilluar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të shoqëruar në vazhdimësi nga studentët e UKZ-së, kanë marrur pjesë në aktivitete të ndryshme.
Gjatë punëtorive mbi temat e vendosura nga vetë studentët nga takimet e mëparshme online si: Dallimi i përgjithshëm ndërmjet sistemit shkollor të Kosovës dhe Zvicrës; Dallimi ndërmjet metodologjisë në përgjithësi; Një vështrim i Evropës Perëndimore në kontekstin shkollor; Çfarë lloj mediash dixhitale përdorin shkollat (mjete, faqe interneti, pajisje); Struktura e sistemit të shkollës fillore, etj., profesorët e Fakultetit të Edukimit kanë treguar në përgjithësi se si funksionon sistemi mësimor në Kosovë.
Ndërkohë Studentët nga zviceran të shoqëruar nga studentët e Gjilanit kanë vizituar shkollën fillore “Musa Zajmi”, “Thimi Mitko”, shkollën fillore “Selami Hallaqi” dhe shkollën fillore “Rexhep Elmazi” ku janë pritur në takim nga menaxhmenti i shkollave të lartcekura e më pas kanë qëndruar në orët mësimore të këtyre shkollave ku kanë parë se si zhvillohet mësimi aty.
Studentët e ZUG janë shprehur të entuziazmuar me procesin mësimor të UKZ-së dhe në shkollat e komunës sonë. Ata kanë thënë se asgjë sa i përket mësimdhënës nuk e dallon Universitetin e ZUG-ut me këtë të UKZ-së. Sipas tyre, relacioni mësimdhënës-studentë në Unversitetin “Kadri Zeka’ është i shkëlqyeshëm.
Për studentët e Zvicrës është organizuar edhe një ekskursion nëpër Kosovë, ku kanë vizituar Monumentin Historik në Prekaz, kanë vizituar qytetin e vjetër të Gjakovës dhe qytetin e vjetër të Prizrenit.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan