Ka përfunduar trajnimi për zhvillimin e projekt propozimeve dhe zhvillimit cilësor në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhim, në kuadër të projektit QUADIC. Projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, është projekt i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i fituar në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e Capacity Building in Higher Education – Joint Projects.
Gjatë ditës së fundit është zhvilluar takimi i Bordit të zbatimit të projektit, ku janë diskutuar ndikimet e projektit tek partnerët, rezultatet e projekteve, shpërndarja, menaxhimi dhe janë paraqitur raportet narrative dhe financiare afatmesëm për EACEA. Po ashtu në fund është bërë edhe ndarja e detyrave për të gjithë partnerët.
Në ketë organizim ka marrë pjesë edhe një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi. Në trajnimin e mbajtur nga 07.06.2021 deri më 10.06.2021, kanë marrur pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve, disa nga ta në lidhje direkte online për shkak të COVID-19 . Partnerë të projektit QUADIC janë: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan