Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ka përmbyllur provimet pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022.
Provimi është mbajtur sot nëpër fakultetet ku vendet në afatin e parë nuk janë plotësuar.
Për të parë nga afër këtë proces Menaxhmenti i Universiteti, Prorektorët, Sekretari i Përgjithshëm, Dekanët si dhe Kryetarja e Parlamentit Studentor, kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Me këtë rast kanë përgëzuar aplikantët për zgjedhjen e UKZ-së për të vijuar rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik, derisa kanë uruar të gjithë kandidatët për suksese në provimin pranues.
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 23.09.2022, në ora 16:00.
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 26.09.2022, në ora 16:00.
Ankesa duhet të bëhet përmes sistemit në mënyrë online, vegza (Linku): smu.uni-gjilan.net dhe e njëjta duhet të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shërbimit të studentëve të njësive akademike përkatëse, me dt. 26.09.2022 deri në ora 16:00 .
Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 28.09.2022, deri në orën 16:00.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan