Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për studimet master, respektivisht për programin E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Prorektori për bashkëpunim ndëkombëtar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Dukagjin Leka së bashku me stafin tjetër akademik të UKZ-së, kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranues. Ata kanë parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues.
Në programin E-Qeverisja dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, UKZ do të regjistrojë 122 studentë të rregullt . Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 12 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre do të jetë 10 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 15 tetor 2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universiteteve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan