ANALIZONI BUXHETIN E KOSOVËS PËRMES SHKRIMEVE TË BAZUARA NË TË DHËNA
Garë e hapur për shkrimin më të mirë në analizimin e të dhënave buxhetore
Të nderuar,
Instituti GAP nga ky vit fillon garën me shkrime për të rinjtë e Kosovës në përpjekje për të shfrytëzuar energjinë, kreativitetin dhe iniciativën e të rinjve për promovimin e një kulture të qytetarisë aktive, hulumtimit, dhe informimit mbi gjendjen e buxhetit shtetëror. Gjithashtu, kjo nismë synon të frymëzojë rininë për të menduar se si secili/a prej nesh mund të bëjë ndryshim me vetë-iniciativë.
Tema e përgjithshme: “Të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit të Kosovës”
Tema potenciale: “Sa është e rëndësishme përfshirja e qytetarëve në vendosjen e prioriteteve buxhetore?”; “Cilat investime janë më frytdhënëse?”; “Në cilën fushë duhet të prioritizohen investimet?”; “Sa investohet në infrastrukturë shkollore e sa në programet dhe cilësinë e arsimit?”; “Cilat fusha subvencionohen më së shumti e sa ndikojnë këto subvencione në zhvillim profesional apo rritje të produktivitetit?”; “Trendet e të hyrave”; “Analiza e buxhetit të komunës sime”, etj.
Publikime për buxhetin e Kosovës mund të gjeni në faqen e Institutit GAP (http://www.institutigap.org/
), ndërsa shkrime të shkurtëra gjeni në GAP Monitor (http://www.institutigap.org/
*Inkurajoheni të krijoni temën dhe argumentet tuaja nga çështjet që iu preokupojnë më së shumti, ndërsa çështjet e mësipërme t’i merrni vetëm si inspirim.
Udhëzimet për aplikim:
Formati i Shkrimeve:
Vlerësimi i Shkrimeve:
Instituti GAP do të përzgjedhë një panel vlerësues nga tre analistë dhe hulumtues brenda Institutit si dhe një profesor/eshë të Ekonomisë/Ekonomiksit.
Paneli vlerësojnë në mënyrë të pavarur të gjithë finalistët në bazë të kritereve të mëposhtme:
Çdo anëtar/e i/e panelit vlerësues do të lexojë dhe vlerësojë përmbajtjen e përgjithshme dhe thelbin e shkrimit dhe pastaj do të notojë me pikë tri shkrimet më të mira nga i tërë grumbulli. Nëse secili/a anëtar/e vlerëson shkrime të ndryshme, atëherë ato maksimum 12 shkrime potenciale (tri nga çdo anëtar/e) do të rivlerësohen në grup për të përcaktuar fituesit përfundimtarë.
Fituesit do të lajmërohen veçanërisht, ndërsa kandidatët tjerë në grup varësisht nga numri i shkrimeve të pranuara.
Çmimet:
Vendi i parë: 150 Euro dhe certifikatë
Vendi i dytë: 120 Euro dhe certifikatë
Vendi i tretë: 100 Euro dhe certifikatë
Thirrjen për aplikim mund ta gjeni të bashkangjitur duke klikuar këtu.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan