Të dashur student, ju njoftojmë se është bërë hapja e email adresave zyrtare për të gjithë studentët e vitit të parë, 2020/2021, të nivelit bachelor të cilët janë fotografuar për ID-kartelë.
Konsiderojmë që hapja e email adresave do të lehtësoj komunikimin e studentëve si brenda ashtu edhe jashtë universitetit.
Përdorimi i email adresave me domain zyrtar të Universitetit do të jetë një vërtetim që ju jeni pjesë e Universitetit.
E-mail adresa juaj ka këtë formë, [email protected] (.st është shkurtesë për student) ndërsa studentët të cilët mund të kenë emër dhe mbiemër të njejtë email-i mund të ketë formën [email protected] (p është shkoronja e parë e emrit të prindit)
Fjalëkalimi (passwordi) juaj fillestar është numri personal (i letërnjoftimit). Fjalëkalimin duhet t’a ndërroni në momentin e qasjes për herën e parë.
Studentët të cilët emri dhe mbiemri i tyre përmban(shkronjën ë duhet të zëvëndësohet me shkronjën e , dhe shkronja ç duhet të zëvëndësohet me shkronjën c)në e-mail, gjithashtu duhet ta modifikoni edhe në SMU te menya Profili.
Në email mund të qaseni përmes webmail-it të Universitetit apo përmes linkut https://mail.google.com/a/uni-gjilan.net.
Tani e tutje të gjitha informacionet zyrtare nga UKZ do t’i merrni vetëm përmes email adreses tuaj zyrtare.
Nëse keni ndonjë problem për t’u qasur në email mund të na shkruani në [email protected]
Zyra e IT-së.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan