Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, po vazhdon me implementimin e skemës së granteve për studentë në kuadër të projektit HEI’25, i cili synon të nxisë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin akademik në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti, ORCA do të ofrojë grante nga 2,000€ deri në 3,000€ për grupe studentore që kanë ide për të gjallëruar jetën akademike dhe studentore në universitetet publike.
📌 Linku për aplikim: https://forms.gle/
Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontributin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe ORCA.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan