Në universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur një aktivitet i rëndësishëm ku , zyra për Karrierë dhe Alumni e UKZ-së në bashkëpunim me GIZ kanë prezantuar para studentëve, “ Udhëzuesin për Migrim të Rregullt Jashtë Vendit”. Në emër të UKZ-së të pranishmit i ka përshëndetur u.d. së zyrës për Karrierë dhe Alumni Arlinda Selmani. Kurse përfaqësuesit e GIZ-it gjerman Kaltrina Fejzullahu dhe Konsulenti i Jashtëm Burim Korça, prezantuan Udhëzuesin Gjithëpërfshirës për Migrimin jashtë vendit për qëllime studimi dhe punësimi për studentët. Ky udhëzues synon të ofrojë informacion të rëndësishëm për studentët që dëshirojnë të studiojnë ose punojnë jashtë vendit.
Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e GIZ theksuan rëndësinë e përgatitjes para se të ndërmerren hapa të tillë, duke ofruar këshilla mbi procedurat e aplikimit, kushtet e jetesës dhe mundësitë e punës në vendet e ndryshme. Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë me ekspertët mbi sfidat dhe mundësitë që ofron migrimi.
Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për studentët që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë një karrierë ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e GIZ-it gjithashtu inkurajuan studentët të eksplorojnë mundësi të ndryshme të shkollimit dhe punës në vende të ndryshme evropiane, duke u siguruar që çdo individ të ndihet i përgatitur në këtë udhëtim.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan