Të nderuar,
Të enjten, 20 qershor 2019 nga ora 10:00 deri ne ora 14:00, Universiteti ”Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve te Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihme Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë.
Ky aktivitete do të mbahet në UKZ ne sallën A02.
Në drejtimin e avokatëve të licencuar nga Oda e Avokatëve dhe asistencën e studentëve të Klinikes Juridike Penale të Fakultetit Juridik në UKZ, qytetarët do të kenë mundësi qe ti zgjidhin problemet e tyre ligjore pa pagesë.
Aktivitete ka për qëllim që të promovoje shërbimet pro-bono (pa pagesë) nga ana e avokatëve në Kosovë dhe të mundësohet qasje e barabarte ne drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshire grupet e margjinalizuara dhe ne pozitë të pafavorshme.
Ju mirëpresim!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan