Ftesë/FSHK i UKZ-së prezenton projektet në kuadër të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

12 Shkurt, 2018

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës

uni-gjilan.net    tel: 0280390112

 

FTESË

Kemi kënaqësinë që të ju ftojmë në Prezentimin e II-të Vjetor të projekteve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, që njëherësh mbahet në kuadër të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Prezentimi i projekteve do të mbahet me 16.02.2018 (e premte) ora 11:00 në sallën  A34.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të UKZ, në punën  mësimore dhe shkencore synon të realizojë objektivat e programit studimor duke bashkëpunuar me institucionet e tjera si në sektorin publik poashtu edhe atë privat për të zhvilluar projekte në fushën e dixhitalizimit, zhvillimit të softuereve, ndërtimit të Web faqeve për promovimin të institucioneve-bizneseve, dhe produkteve tjera të shërbimeve online.

Kësaj radhe do të ju prezantojmë projektet e zgjedhura dhe të punuara me përkushtim  në FSHK.

Prezenca e Juaj do të inkurajojë  profesorët dhe sidomos studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të arrijnë rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen!

 

 

Ju mirëpresim!                                                                                 Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Gjilan 12.02.2017                                                                                         Prof.Asoc.Dr. Xhevdet Thaqi