Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përmes Fakultetit të Shkencave Sociale, të mërkurën, më 21 maj, me fillim nga ora 13:00 në sallën B02 të UKZ-së, do të organizojë një diskutim të hapur me Z. Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për studentët, stafin dhe pjesëmarrës të tjerë që të dëgjojnë nga afër mendimet e një figure kyçe të politikës në rajon. Diskutimi do të përqendrohet në rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në marrëdhëniet me vendet fqinje dhe në procesin e përbashkëta në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me pyetje, ide dhe mendime në këtë diskutim të rëndësishëm.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan