Të nderuar studiues të arsimit, politikë bërës dhe praktikues,
Komitetet Shkencore dhe Organizuese në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Institutin për Kërkim dhe Zhvillim në Arsim-IRDE, ftojnë studiuesit arsimorë, politikë bërësit dhe praktikuesit të paraqesin abstrakte për “Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Kërkimin Arsimor -KICER ”, e cila do të zhvillohet nga 10-11 qershor 2021.
Komiteti organizues po rivlerëson mënyrën e mbajtjes së konferencës dhe, duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme në muajt e ardhshëm (masa anti-covid, regjime kufitare, kufizime udhëtimi, etj.), Konferenca mund të zhvillohet në platformat Online. Komiteti organizues po përgatitet për të dy skenarët.
Data te rëndësishme:
Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 30 Mars 2021
Njoftimi i Pranimit të Abstraktit: 23-26 Prill 2021
Punim i plotë dhe dorëzimi i PPT: 22 maj 2021
Datat e konferencës: 10 dhe 11 qershor 2021
Për më shumë informacion mbi konferencën, ju lutemi gjeni bashkangjitur thirrjen e zgjeruar për abstrakte. KICER 2021 – Call for abstracts (1)
Nëse keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni në: [email protected].
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan