FTESË PËR STUDENTË/TRAJNIM PËR AFTËSI TË BUTA DHE UDHËZIM NË KARRIERË

8 Prill, 2025

Oda Ekonomike e Kosovës ju fton të merrni pjesë në një trajnim dy-ditor për aftësitë e buta dhe udhëzimin në karrierë. Gjatë këtij trajnimi, do të trajtohen temat e mëposhtme:

Aftësitë e komunikimit

Ndërtimi i ekipit

Zhvillimi i karrierës

Ndërtimi i CV-së dhe përgatitja për intervista me qasje të ndjeshme ndaj gjinisë

Kërkimi i punës

Në këtë trajnim mund të aplikojnë të rinjtë mbi 18 vjeç nga komunat: Graçanicë, Gjilan, Kamenicë, Obiliq, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zubin Potok, Prizren, Shtërpcë dhe Lipjan.

Oda Ekonomike e Kosovës do të organizojë 5 trajnime në 5 rajone: Mitrovicë, Prizren, Prishtinë/Graçanicë, Gjilan dhe Lipjan.

Trajnimet do të fillojnë sapo të formohet grupi prej 20 pjesëmarrësve për secilin rajon.

Në këtë trajnim do të fitoni njohuri të vlefshme mbi zhvillimin e karrierës suaj; Njohuri për të ndërtuar një rrjet profesional me të rinj nga rajone të ndryshme; njohuri për të zhvilluar aftësi të rëndësishme për tregun e punës.

Apliko online tani: https://forms.office.com/e/T3RCmQEz4y

Për më shumë informata, na kontaktoni në Tel: +383 45 155 177 ose në E-mail: [email protected], [email protected]