FTESË PËR SESION INFORMUES NGA YOUNG CELL SCHEME

19 Prill, 2024

Të nderuar student dhe ju të diplomuar,

Ju njoftojmë se Young Cell Scheme – Skema e qelizave të reja Raundi XIII-XIV-XV, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatuar nga Konsorciumi Universiteti Aristotel në Selanik dhe INSP, do të organizojë një sesion informues për studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe të diplomuarit e të gjitha Fakulteteve të UKZ-së.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët, të përfitojnë më shumë njohuri rreth programit te bursave për studime master me financim të plotë, në fusha të ndryshme në ndonjë universitet në shtetet e Bashkimit Evropian.

Sesion Informativ mbahet më 22 Prill 2024 / Ora: 13:30 / Salla A34.