Ftesë për sesion informues mbi bursën prestigjioze Chevening

19 Shtator, 2025

Shoqata e Alumni-ve të Chevening në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë, ju fton të merrni pjesë në një sesion informues mbi mundësinë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar me bursën prestigjioze Chevening.

Bursa Chevening,është program i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, u ofron liderëve të rinj nga e gjithë bota mundësi të plota studimi për një vit në nivel master në universitetet britanike. Përzgjedhja bëhet jo vetëm mbi bazën e arritjeve akademike, por edhe të potencialit për lidership.

Sesioni do të mbaht të hënën më 22 Shtator 2025, në ora: 11:00, salla  A34.

Çfarë do të mësoni gjatë sesionit?

Procesi i aplikimit dhe afatet kohore

Kriteret e përzgjedhjes

Eksperiencat personale të ish-bursistëve nga Kosova

Mundësitë pas përfundimit të studimeve

Më shumë rreth bursës mund të gjeni këtu: https://www.chevening.org/scholarships/