Te nderuar,
Organizata “Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut”(YIHR-KS) në bashkëpunim me organizatën “KAND” i fton studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Juridikut të marrin pjesë në ligjëratën që do të organizohet në kuadër të projektit “Të rinjtë për drejtësi”.
Ligjërata me studentët e Fakultetit të Edukimit do të mbahet me datë 24 Tetor, nga ora 9:00 në sallën A34 kurse me studentët e Fakultetit të Juridikut do të mbahet me datë 24 Tetor, nga ora 11:00 në sallën A34.
Projekti “Të rinjët për drejtësi” me mbështetjën e Departamentit Amerikan të Shtetit – INL, është një projekt 12-mujor me qëllim kryesor të fuqizojë të rinjtë të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë.
Objektivat e projektit/ligjëratave janë:
1) Promovimi i një programi të edukimit ligjor të qëndrueshëm dhe kreativ mbi të drejtat, qasjen në drejtësi, mekanizmat e llogaridhënies dhe reformën ligjore;
2) Rritja e kapaciteteve dhe të menduarit kritik të studentëve dhe nxënësve në lidhje me sektorin e drejtësisë.
Ftoheni të merrni pjesë në këtë organizim.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan