Në kuadër të Javës Globale të ndërmarrësisë – Kosova 2022 ( GEW Kosovo 2022), Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), organizon tryezë debatuese me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë Covid 19”. Tryeza mbahet të enjten, më 17.11.2022, me fillim ora 11:00, ku do të marrin pjesë ndërmarrës, përfaqësues të ICK-së, profesorë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik.
Pandemia Covid 19, përkundër pasojave të jashtëzakonshme që ka shkaktuar në humbjen e jetëve të njerëzve, ajo gjithashtu ka pasur efektet e saj edhe në ndryshime të mëdha në mënyrën e të bërit biznes. Kështu në këtë tryezë të debatit, do të trajtohet ky dimension i efekteve të pandemisë, për t’i shikuar sfidat si mundësi për bizneset dhe ndërmarrësit aktual dhe potencial.
Ky aktivitet i Fakultetit Ekonomik, është pjesë e më se 100 aktiviteteve që po zhvillohen në Kosovë në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovës, ku po marrin pjesë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere të Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), me mbi 100 aktivitete.
Këtë herë, për të dhjetin vit me radhë, GEW po mbahet nën patronatin e Presidentes së Republikës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan