Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përkatësisht Fakulteti i Edukimit, me përkrahjen e CARITAS-it Zviceran, në kuadër të projektit Together Advancing Kosovo’s Training and Employment with in the Education Sector (TAKE) – University Cooperation, projekt ky që do të realizohet në bashkëpunim me të gjitha fakultetet publike të edukimit, organizon trajnim për prindërit e fëmijëve që vijojnë kopshtet, i cili do të mbahet nga ekspertë të Fakultetit të Edukimit.
Projekti ka për qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së edukatorëve para shërbimit, sidomos në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike, duke investuar në procesin e mentorimit përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet parashkollore.
Në rrjedhën e organizimeve të CARITAS-it Zviceran në kuadër të projektit TAKE, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit, do të organizohet trajnimi i II-të nga ekspertja Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, me temën: “Prindërit dhe motivimi i fëmijëve“.
Trajnimi do të mbahet me datë 26.10.2023 (ditën e enjte) në UKZ, salla B/01, duke filluar në orën 12:00!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan