Ftesë për pjesëmarrje në sesioni informuese në kuadër te Regjistrimit të Popullsisë 2024

6 Nëntor, 2023

Të nderuar,

Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke planifikuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në kuadër të përgatitjeve të fushatës për sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar do të organizoj sesion informues.

Në vazhdën e kësaj fushate të rëndësishme ASK në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të mbajë një sesion informues, më 8.11.2023, ditën e mërkurë, në ora 11:00, në sallën A34, me qëllim të sensibilizimit të publikut, gjegjësisht studentëve dhe stafit akademik rreth rëndësisë së procesit të regjistrimit të popullsisë në nivelin kombëtar.

Ftoheni të merrni pjesë!