Ftesë për pjesëmarrje në seminarin “Transformimi i Universiteteve nëpërmjet Digjitalizimit dhe aplikimit të metodave të duhura”

8 Maj, 2018

Të nderuar,

Jeni të ftuar që të merni pjesë dhe për të kontribuar në seminarin një ditorë: “Transformimi i Universiteteve nëpërmjet Digjitalizimit dhe aplikimit të metodave të duhura” (University Transformation through Digitalization and application of Smart solutions), i cili do të mbahet më 28 Maj 2018, duke filluar nga ora 10:00, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, salla e takimeve, kati IV.

Ky seminar do të përqëndrohet në digjitalizimin e arsimit të lartë, mundësitë dhe sfidat në administrimin e institucioneve arsimore, dhe do të vendoset në një kontekst më të gjerë të shqyrtimit të metodave inovative të mësimdhënjes, të mësuarit dhe vlerësimit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Për më shumë informata, bashkëlidhur gjeni draft agjendën e këtij seminari.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj tek Blerina Zjaça [email protected] deri më datën 24 Maj.

TAM-TRANSFORMIMI I UNIVERSITETEVE NËPËRMJET DIGJITALIZIMIT DHE APLIKIMIT TË METODAVE TË DUHURA-Draft Agjenda