Ftesë për Pjesëmarrje në prezantimin e hulumtimit “Sfidat në Parandalimin e Dhunimit Seksual”

23 Maj, 2022

Ftoheni të merrni pjesë në prezantimin e hulumtimit në lidhje me temën “Sfidat në Parandalimin e Dhunimit Seksual”, në kuadër të lëndës “Metodologjia e hulumtimit shkencorë”.

Ky hulumtim, është bërë nga Grupi jo-formal i studentëve të vitit të dytë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” Departamentit të Fakultetit Juridik, hulumtim i bërë në bazë të anketimit të disa kategorive të shoqërisë së Komunës së Gjilanit, për të parë faktin se ku qëndron shoqëria jonë në relacion me ketë dukuri.

Data e mbajtjes: 25 Maj 2022 (E Mërkurë);

Vendi: Universiteti „Kadri Zeka“ Salla A/34

Ora: 11:00

 

Mirë se vini!