Ftesë për pjesëmarrje në ligjëratën e hapur nga Mary Ann Hennessey shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë

14 Prill, 2025

Të nderuar studentë,

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ka organizuar një ligjëratë të hapur me Znj. Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë.

Ligjërata do të mbahet më 15.04,2025, e martë në ora 12:00, në sallën A01.

Gjatë kësaj ligjërate, Znj. Hennessey do të ndajë përvojat e saj shumëvjeçare dhe njohuritë e thelluara mbi rolin e Këshillit të Evropës në rajon, si dhe mënyrat e bashkëpunimit të kësaj organizate me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ligjërata është e dedikuar për studentët e programit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane në Fakultetin e Shkencave Sociale, si dhe për studentët e programit të përgjithshëm në Fakultetin Juridik.

Ky aktivitet ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët që të pasurojnë njohuritë e tyre teorike me perspektiva praktike dhe ndërkombëtare dhe të kenë mundësinë për një diskutim të drejtpërdrejtë me një përfaqësuese të lartë të diplomacisë dhe institucioneve evropiane.

 

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë organizim!