Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Duke lundruar në sfidat e reja: Ballkani Perëndimor në udhëkryqin e integrimeve në BE”

25 Shtator, 2023

Të nderuar,

ftoheni të merrni pjesë në Konferencën e 8-të Shkencore Ndërkombëtare me titull:“Duke lundruar në sfidat e reja: Ballkani Perëndimor në udhëkryqin e integrimeve në BE”.

Kjo konferencë organizohet nga Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Fakulteti Juridik – Universiteti i Tetovës, Fakulteti Juridik – Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë në bashkëpunim me Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit Ondouy Mazis, Samsun, si dhe Instituti Francez për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Duke lundruar në sfidat e reja: Ballkani Perëndimor në udhëkryqin e integrimeve në BE”, do të mbahet më 15 – 17 nëntor 2023 në Universitetin e Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Konferenca do të bashkojë një komunitet ndërkombëtar ekspertësh për të diskutuar mbi teknologjinë më të fundit për rezultatet e reja të kërkimit, perspektivat e zhvillimeve të ardhshme dhe aplikimet novatore që lidhen me Ligjin, Kriminalistikën, Politikën, Shoqërinë, Median, Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun.

Për më shumë shih në linkun:

https://sites.google.com/unite.edu.mk/faculty-of-law/