Të nderuar/a,
Ju njoftojmë se Qendra Rajonale e OSBE-së në Gjilan në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, të premten, 31.05.2024, duke filluar nga ora 09:30, në sallën A34, do të organizojë konferencë njëditore duke theksuar rolin dhe ndikimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në avancimin e qeverisjes lokale, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Kjo konferencë do të sjellë së bashku bashkëbiseduesit kryesorë duke përfshirë kryetarë komunash, udhëheqës të komuniteteve, anëtarë të shoqërisë civile, përfaqësues të gjyqësorit, anëtarë të akademisë dhe studentë, të rinjtë dhe gratë për të diskutuar për ndryshimet institucionale dhe shoqërore në të cilat OSBE-ja ka kontribuar në 25 vitet e prezencës së saj në Kosovë.
Tri panele të ndryshme do të diskutojnë për rolin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në:
Konferencën do ta hapë shefi i Misionit OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, e më pas fjalën hapëse do të ketë rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.
Ftoheni të merrni pjesë!
ShihAgjendën
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan