Ftesë për pjesëmarrje në garën kombëtare: Bursa Virtuale – “Mësimi rreth Bursës, 2025–2026”

28 Maj, 2025

Të nderuar studentë,

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Deutsche Sparkassenstiftung für Internationale Kooperation e.V. in Kosovo (DSIK Kosovo), ju fton të bëheni pjesë e një projekti edukativ ndërkombëtar me temën: Bursa Virtuale – “Mësimi rreth Bursës, 2025–2026”

Ky program synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësitë tuaja mbi tregjet kapitale dhe investimet, përmes një gare virtuale ndërkombëtare që simulon tregtinë reale në bursë.

Programi ofron:

–Një lojë edukative interaktive mbi bursën, që zhvillon njohuritë dhe aftësitë vendimmarrëse të studentëve në fushën e tregjeve financiare.

–Trajnim një ditor nga ekspertë të fushës, për të ofruar njohuri paraprake mbi tregjet e investimeve, opsionet e investimit dhe specifikat e lojës.

–Pjesëmarrje në një iniciativë ndërkombëtare, ku ekipet përfaqësuese të Kosovës konkurrojnë me ekipe nga vende të ndryshme evropiane.

–Konkurs kombëtar, që përball studentët në mënyrë profesionale dhe interaktive, duke aplikuar njohuritë e fituara.

–Vlerësim profesional i portofolit dhe shpërblime për ekipet fituese.

Ftohen studentët nga të gjitha universitetet publike dhe private në Kosovë. Çdo universitet mund të formojë dy ekipe me nga 3–4 studentë secili. Pjesëmarrësit preferohet të jenë në vitin e dytë ose më lart të studimeve Bachelor.

Pjesëmarrja në garë fillon më 1 Tetor 2025 dhe zgjat rreth katër muaj. Në përmbyllje, platforma do të ofrojë vlerësim të ekipeve në bazë të performancës dhe portofolëve të tyre virtualë.

Gara synon të përfshijë studentë nga të gjitha universitetet publike dhe private në Kosovë dhe do të finalizohet me një ceremoni zyrtare të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ku do të shpallen ekipet fituese.

Afati i aplikimit: 30 Qershor 2025  është afati i dërgimit të emrave të studentëve dhe ekipeve përfaqësuese.

Aplikimet dërgohen në emailin e përfaqësuesit të DSIK: [email protected]