Ftesë për Panairin e Edukimit dhe të Punës 2024

11 Prill, 2024

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Punës 2024 i cili këtë vit do të mbahet për dy ditë, me qëllim të përfitimeve maksimale për Institucionet Arsimore Publike – Private,  kompanitë pjesëmarrëse dhe të tjerë.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është pjesë e e𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢t të radhës të Panairit të Edukimit dhe Punës që organizohet më 𝟏𝟔 𝐝𝐡𝐞 𝟏𝟕 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟒, në sallën 1 tetori në Prishtinë.

Panairi i Edukimit është ngjarja më e madhe dhe më dinamike e arsimit në Kosovë që bashkon mbi qindra profesionistë, pedagogë të specializuar, dhe institucione arsimore nga e gjithë bota në cilësinë e ekspozuesve, duke përfaqësuar çdo aspekt të niveleve arsimore vendore dhe ndërkombëtare.

Përmes ekspozimit në Panairin e Edukimit dhe të Punës ju takoheni ballë për ballë me ofertën akademike të UKZ-së dhe të institucioneve të tjera.

𝑽𝒊𝒛𝒊𝒕𝒐𝒏𝒊 𝒔𝒕𝒆𝒏𝒅𝒆̈𝒏 𝒆 Universitetit Publik “Kadri Zeka” 𝒅𝒉𝒆 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒐𝒉𝒖ni 𝒓𝒓𝒆𝒕𝒉 𝒃𝒖𝒓𝒔𝒂𝒗𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓 𝒔𝒕𝒖𝒅𝒊𝒎𝒆,  𝒉𝒖𝒍𝒖𝒎𝒕𝒊𝒎𝒆ve, bashkëpunimeve, shkëmbimeve të mobiliteteve në universitetet ndërkombëtare 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒏𝒊𝒗𝒆𝒍𝒆𝒕 𝒂𝒌𝒂𝒅𝒆𝒎𝒊𝒌𝒆!

Me kënaqësi ju mirëpresim që t’i shihni mundësitë tuaja për të studiuar në UKZ!

📅𝟏𝟔-𝟏𝟕 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 2024 / Orari: 10:00 deri 17:00

📍𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚 𝟏 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢 – 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈