Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë i Organizatës PEN në kuadër të PIAKOS, projekt i mbështetur nga Banka Botërore dhe i implementuar nga organizata ATRC, i cili synon të adresojë nevojën kritike për qasje të përmirësuar në informacione dhe shërbime këshillimore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë, fton studentët e drejtësisë (viti i fundit i studimeve) dhe të diplomuarit e rinj në drejtësi nga e gjithë Kosova që të aplikojnë për një mundësi të shkëlqyer trajnimi mbi të drejtat e pronës. Ky trajnim do t’i fuqizojë ata të edukojnë nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë Kosovën, duke i ndihmuar ata të kuptojnë dhe të orientohen në mënyrë efektive në të drejtat e pronës.
Linku i thirrjes:https://portalpune.com/jobs/6599368507-ftese-per-aplikim-trajnim-per-te-drejtat-e-prones-per-studentet-dhe-te-diplomuarit-e-rinj-ne-drejtesi
Nëse keni ndonjë paqartësi mbi këtë thirrje apo keni nevojë për informata shtesë mbi projektin PIAKOS, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni, Petrit Augustini, Project Manager,Peer Educators Network – PEN në tel. mob. +383 49 702 488 ose në e-mail. [email protected]
Objektivi i projektit është të përmirësojë qasjen në informacione dhe shërbime këshillimore mbi regjistrimin e tokës dhe pronës për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë, si dhe fuqizimin e këtyre grupeve brenda shoqërisë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan