Të dashur studentë, të nderuar profesorë dhe staf administrativ,
Jemi të nderuar të shpallim organizimin e Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ngjarjen më të rëndësishme dhe të shumëpritur nga ne të gjithë.
Kjo ceremoni është finalizimi i angazhimit tuaj universitar dhe një nga momentet më të veçanta në jetën e çdo studenti.
🗓 Data: 08 shtator 2025
🕘 Ora: 10:00
📍 Vendi: Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan
Ftojmë të gjithë studentët e diplomuar, profesorët dhe stafin administrativ të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, për të festuar së bashku suksesin dhe arritjet tona të përbashkëta.
Ju mirëpresim me respekt dhe krenari!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan