FSHK i UKZ-së ka prezantuar projektet në kuadër të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

16 Shkurt, 2018

Në kuadër të shënimit të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë bërë prezantimet e II-ta vjetore të projekteve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, pasi ka uruar të gjithë të pranishmit për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se , nuk ka asgjë më të rëndësishme për këtë ditë, se sa puna konkrete e studentëve , respektivisht prezantimi i projekteve që sot po e bëjnë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së nën udhëheqjen e profesorëve të tyre.

Ai njëherësh ka uruar studentët për panënë e bërë, deri sa ka thënë se është i lumtur që i takon brezit të bërjes së shtetit të Kosovës dhe ndërtimit të tij.

Rektori Kosumi ka thënë se, sikurse ne, po ashtu edhe ju studentët, duhet të jeni krenar që jeni duke e krijuar historinë e shtetit, sepse Kosova është rast unik, andaj juve student të dashur ju ftoj që të besoni dhe të vazhdoni të punoni për ndërtimin e shtetit tuaj, vendit tonë, Kosovës.

Kurse Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Xhevdet Thaqi në fjalën e tij,  ka uruar të gjithë studentët dhe stafin akademik për realizimin në prezantimin e projekteve të tyre.

Ai ka thënë se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të UKZ, në punën  mësimore dhe shkencore synon të realizojë objektivat e programit studimor duke bashkëpunuar me institucionet e tjera si në sektorin publik po ashtu edhe atë privat për të zhvilluar projekte në fushën e dixhitalizimit, zhvillimit të softuereve, ndërtimit të Web faqeve për promovimin të institucioneve-bizneseve, dhe produkteve tjera të shërbimeve online.

Me një fjalë rasti para të pranishmëve kanë falur edhe Darlene Grant, Drejtoreshë e Peace Corps Kosovo dhe Profesori Stanley Mc Gahey nga SHBA do të ligjëroj në UKZ për programin Mater, Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, të cilët kanë përgëzuar studentët dhe profesorët e UKZ-së  për punën e shkëlqyeshme që po bëjnë.

Më pas  studentët bashkë me profesorët kanë prezantuar projektet e tyre të cilat i kanë punuar me përkushtim .

Fillimisht është prezantuar projekti:   Krijimi i Website-it për Kompani ndërtimore dhe Dekorues (WebCo), punuar nga Studentët:  Drilona Kurtalani,  Arbitë Thaqi,  dhe Eldi Aliu, ne koordinim me  Ligj. Dr. Linditë Hyseni Nebiu

Qëllimi i këtij projekti hulumtues dhe praktik është dokumentimi i projektit “Krijimi i website-it për kompani ndërtimi”. Projekti është realizuar në bazë të kërkesave të kompanisë Rida-ks.com, kompani e cila merret me lyerje, dekorime, prodhim të elementeve dekorative dhe ndërtime të ndryshme. Website-i mundëson paraqitjen në kohë reale të projekteve në të cilat ka punuar kompania. Përpos krijimit të website-it apo modulit të përdoruesit është krijuar edhe moduli për administrimin e të dhënave. Ky modul bën që website-i të jetë dinamik, që nënkupton se çdo e dhënë që regjistrohet në këtë modul paraqitet në website pa intervenim në kod burimor. Për krijimin e modulit të përdorueseve dhe modulit te administratorit janë shfrytëzuar PHP dhe MySQL.

Projekti i radhës që është prezantua  ishte:   Webaplikacion për menaxhimin e kërkesave për projekte (AppRequest), punuar  nga Studentët: Florijan Ibrahimi,  Alban Kovani, Hydajet Qerimi, Flamur Aliloviq, ne koordinim me ligj. Dr. Lindita Nebiu Hyseni

Qëllimi i AppRequest është lehtësimi i punës për profesorët dhe studentët në zgjedhjen e temave në lëndën e projektit SEW/IE. Dizajni i këtij aplikacioni ka për bazë dizajnin e websajtit të universitetit “Kadri Zeka” në mënyrë që të mos krijoj ndonjë tranzicion dhe huti të madhe për përdoruesit pas hapjes së tij.

Për krijimin e web aplikacionit janë shfrytëzuar PHP dhe MySQL. Poashtu janë shfrytëzuar HTML5, CSS3, dhe JavaScript. Projekti është realizuar në përputhje me rregulloren për projekte. Me rastin e integrimit të web aplikacionit në serverin e UKZ-së, të mund të lidhet me databazën e sistemit elektronik për menaxhimit të studentëve (SEMS) për automatizimin e disa proceseve të cilat momentalisht duhet të kryhen nga përdoruesi, siç janë regjistrimi dhe dërgimi i tranksriptave.

Projekti i tretë me radhë u prezantua:  Web aplikacion për menaxhimin e transfereve të studentëve (AppTrStudent) , punuar nga grupi i studentëve: Dritëlinda Hajdari, Dorlir Isufi, Erdonita Kërqeli, Miranda Kastrati dhe Armir Pajziti, ne koordinim të prof.ass. dr. Artan Dërmaku

Që në fillim bëhet një analizë e gjendjes faktike nëpër Fakultetet me fokus në shqyrtimin e procesit të transferit të studentëve nga një program studimor në një program tjetër studimor brenda apo jashtë universitetit. Mandej është punuar në digjitalizimin e këtij procesi duke zhvilluar këtë Projekt i cili ka të  beje me platformën online ku mundësohet transferimi studenteve nga Universitetet tjera ne UKZ. Mundëson automatizimin e bartjes së lëndëve dhe studentëve, dhe në mënyrë automatike krijon dokumentin i cili mbetet vetë për tu nënshkruar. Projekti do të pritet mirë dhe pranohet nga të gjithë.

Ne projektin:   Platforma e krijimit të CV on line (On-lineCVUKZ)  ka punuar grupi i studentëve:  Lentian Latifi, Miranda Kastrati.Erza Demi, Natyra Zeqiri, Faton Sherifi tw koordinuar nga prof.ass. dr. Artan Dërmaku

Me krijimin e një uebfaqeje do të eliminoheshin problemet që zakonisht kanë të bëjnë me përpilimin e CV të personelit akademik dhe të studentëve. Për këtë qëllim Projekti mundëson platformën On-lineCVUKZ) online ku profesorët updetojne CV e tyre kurse menaxhmenti ka mundësi te krijojë CV e stafit, raportet e ndryshme etj., në mënyrë automatike. E gjithë kjo me të paktën dy platforma të përcaktuara nga Universiteti.

Kurse për  projektin:  Ko nfigurimi i e-learning në serverin e UKZ (ConServUKZ) kanë punuar studentët:  Qëndresa Shahini, Rinor Selimi, Ilmi Hajdini, Arbian Shkodra, Shkodran Berisha, Agnesa Tahiri, ne koordinim me prof.ass. dr. Basri Ahmedi

Në kuadër të lëndës Rrjeta kompjuterike dhe Sisteme kompjuterike të shpërndara këtë semestër është zhvilluar një aktivitet praktik në formë të një projekti. Në realizimin e këtij projekti studentët janë përball me veprime praktike të cilat kanë kërkuar angazhime për të zgjidhur problemet. Pika e përqendrimit të këtij projekti ka qenë pas instalimit të sistemit operativ Windows server dhe platformave tjera ndihmëse konfigurimi i sistemit për mësim elektronik Moodle 3.2. Kërkesa kryesore ka qenë përshtatja e këtij versioni me versionin paraprak i cili është përdorur si pilot projekt në UKZ. Ky operacion është bë në mënyrë profesionale. Është lidhur serveri me IP reale 80.80.173.124. Pas konstatimit që të gjithë veprimet e kërkuara funksionojnë është lidhur direkt me linkun oficial e-Learning të webfaqes së universiteti dhe tash Moodle vazhdon të përdoret. Pasi numër i madh i studentëve dhe profesorëve kanë krijuar llogari në serverin e vjetër ne kemi dhënë mundësi që materialet edhe një kohë të jenë në serverin e vjetër. Ato kanë të siguruar link nga ku mund të shërbehen.

Ndërsa për projektin : Aplikacioni për menaxhimin e terminëve në spital (AppMTS) kanë punuar studentët:  Valmir Sallahu,  Adhurim Bajrami, Endrina Spahiu, Valentina Hajdari, Safete Sadiku, Mirgete Bajrami, Amire Islami, ne koordinim me prof.ass. dr. Basri Ahmedi.

Sot janë krijuar disa kushte elementare si që janë funksionimi i rrjetave lokale, përdorimin internetit nëpër institucione, posedimi i PC-ve në institucione dhe familje, pajisjet mobile, rritja e shkallës së edukimit për IT etj. Duke pasur para sysh këtë kemi menduar se mund të bëhet një aplikacion i cili do të lehtësoj komunikimin në mes pacientit dhe mjekut. Është bë analiza e kërkesës duke bë Anketa dhe Pyetësorë. Është krijuar një ueb aplikacion, duke përdorur gjuhët HTML, CSS dhe PHP. Është shfrytëzuar platforma MySQL për bazën e të dhënave. Të vetëdijshëm se ueb aplikacioni mund të përmirësohet edhe më tej me veprime shtesë.

Prezenca e mysafirëve që ishin nga fusha të ndryshme e që përfaqësonin përpos institucionet publike rajonale  por edhe nga sektori i biznesit, zgjoi interesim mjaft të madh për projektet  të cilët i  inkurajuan  profesorët dhe sidomos studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të vazhdojnë të punojnë sepse ne të ardhmen do të arrijnë rezultate dhe suksese të mëdha!