Në Gjilan po mbahet Konferenca e I-rë regjionale për Teknologji Informative dhe Komunikim nën organizimin e Komunës.
Konferencën e hapi Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Ministri për Ndërrmarrësi dhe Inovacione i Republikës së Kosovës Besim Beqaj. Kurse Gazmend Jakupi prezentoi sukseset e arritura në aplikimin e TIK-ut në administratën e Komunës së Gjilanit e cila është e para në nivel të Kosovës. Edhe pse janë arritur rezultate të mira, ai theksoi nevojën e madhe të dixhitalizimit edhe të mëtejshëm të shërbimeve të Komunës.
Ndërsa në këtë Konferencë, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u prezentua me dy kumtesa. Dekani I FSHK-së Xhevdet Thaqi prezentoi kumtesën e titulluar “Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – promotor i projekteve të TI”. Në prezentimin e tij ai theksoi rëndësinë e hapjes së FSHK në vitin 2014, rritjen e FSHK brenda këtyre 4 viteve duke bërë ndërkombëtarizimin e punës në Fakultet me Fakultetet e njohura ndërkombëtare si Universiteti i Padebornit, Universiteti i Leonit etj. Në vazhdim dekani theksoi punën e madhe që po bëhet në realizimin e projekteve të cilat janë në shërbim të Institucioneve publike dhe private si dhe të komunitetit. Në mesin e projekteve ai përmendi projektet: e-Learning, WEBSchool, DigitalBUSS, AppCV, 3D-UKZPrineter, WebCo, AppMTSpitali, etj., duke theksuar se deri tani janë realizuar 35 projekte nga studentë dhe mësimdhënës të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Prezentim tjetër nga Universiteti “Kadri Zeka” ishte nga profesori Basri Ahmedi, me titull “e-Learning në UKZ-hap I rëndësishëm për digjitalizimin” . Në këtë rast prof. Basriu theksoi rëndësin e përdorimit të kësaj platforme në procesin mësimor në UKZ si pjesë e mësimit bashkëkohor. Përparësitë e kësaj platforme në ngritjen e cilësisë, duke u bërë të mundur si studentëve ashtu edhe mësimdhënsve një çasje bashkëkohore të studimeve universitare.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 21 Institucioneve nga vendi dhe nga Mali i Zi me prezentimet e tyre.
Kjo konferencë synohet të organziohet edhe viteve të ardhshme dhe të zgjerohet edhe me pjesëmarrës nga vende tjera.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan