Dr. Fatbardh Veseli do të mbajë ligjëratë në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, para studentëve të fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Gjatë kësaj ligjërate ai do të flas rreth fushave kryesore të shkencave kompjuterike, nga programimi, interneti apo struktura edhe arkitekturës kompjuterike.
Ky organizim do të mbahet më datë 2 Dhjetor 2022 nga ora 14:00 në sallën B01.
Dr. Fatbardh Veseli është arkitekt i sigurisë në kompaninë globale Capgemini. Përveç kësaj, ai ka disa role shatës brenda kompanisë aktuale, ndër tjera, menaxher i sigurisë për sektorin publik, kampion i mbrojtjes së të dhënave personale, udhëheqës i fushës së sigurisë për AWS Gilde, bashkëthemelues i platformës globale për privatësi, etj. Jashtë Capgeminit, Fatbardhi është anëtar i grupit punues për inxhinierim të privatësisë në kuadër të ENISA-s (Agjencionit Evropian për Siguri Kibernetike), anëtar i grupit punues për siguri kibernetike dhe infrastrukturë kritike pranë qeverise se Kosovës, si dhe ligjërues i lartë në kolegjin Riinvest. Ka mbaruar doktoratën në informatikë në Goethe University Frankfurt, Master nga NTNU në Norvegji, ndërsa Bachelor në Matematikë-Shkenca Kompjuterike, si dhe Ekonomi-Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Posedon një numër të certifikimeve profesionale, si CISSP, Professional Scrum Master (PSM I), TOGAF Certified, Prince2 Practitioner, ISO 27001 Lead Auditor, Certified SAFE 5 Agilist, ITIL v4 Foundation, Capgemini Certified Architect L1, AZ 900 Microsoft Azure Fundamentals, IAPP CIPM (Certified Information Privacy Manager), IAPP CIPT (Certified Information Privacy Technologist), Engagement Menager.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan