Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ-së përmbyll promovimin e ofertës akademike

5 Maj, 2025

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka përfunduar me sukses fushatën promovuese të ofertës akademike në shkollat e mesme të komunave të rajonit të Anamoravës. Gjatë kësaj fushate, stafi akademik, administrativ dhe studentët e fakultetit, kanë realizuar takime informuese me maturantët, me qëllim të prezantimit të programit studimor “Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”.

Ky program, i cili është unik në nivel vendi, karakterizohet nga një qasje ndërdisiplinore dhe ofron një gamë të gjerë mundësish për zhvillim akademik dhe profesional. Falë përmbajtjes bashkëkohore dhe perspektivës ndërkombëtare, programi konsiderohet atraktiv për të rinjtë që synojnë një karrierë në fushën e diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe integrimeve evropiane.