Dekanja e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, profesori i Katedrës ndërkombëtare Prof. Ass. Dr. Selim Daku, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të UKZ-së si dhe Sekretarja e njësisë akademike znj. Blerta Dushica, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një takim në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, në të cilën janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie z. Arben Kadriu.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit, veçanërisht për bashkëpunimin e dy institucioneve në procesin e realizimit të praktikës profesionale të studentëve.
Praktika profesionale sipas akreditimit të planprogramit studimor të vitit 2020, në Fakultetin Juridik është paraparë të jetë në semestrin e tetë të studimeve dhe do të realizohet për herë të parë. Në realizimin e saj, një kontribut të çmueshëm do të ofrojë veçanërisht bashkëpunimi i theksuar.
Një bashkëpunim i tillë është jashtëzakonisht i mirëpritur nga Fakulteti Juridik dhe nga studentët e kësaj njësie akademike.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan