Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan së shpjeti do të pasurohet me një klasë për mësimin praktik të studentëve në programin parashkollor. Këtë sot e kanë konfirmuar koordinaorët e “Caritasit zviceran” Shukrije Lecaj dhe Albert Bakalli, të cilët ishin për një vizitë në UKZ. Ata janë pritur nga prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Edukimit Merxhan Avdyli, profesori Ahmet Ibrahimi si dhe Luljete Berisha zyrtare për marrëdhënie me jashtë.
Prorektori Leka dhe Dekani Avdyli i kanë falënderuar përfaqësuesit e ‘’Caritasit zviveran’’, për mbështetjen, derisa janë shprehur të kënaqur me gatishmërinë për krijimin e klasës për parashkollorë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në mësimin praktikë për programin parafillor.
Me krijimin dhe pasurimin e klasës për studentët e programit parafillor , planifikohet që edukatorët e ardhshëm të marrin ligjërata mbi metodologjinë bashkëkohore të mësimdhënies, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të reja mësimore didaktike.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan