Fakulteti Edukimit i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, është duke vazhduar punën intensive për përgatitjen e materialeve që kërkohen në procesin e akreditimit.
Në kuadër të punëtorive, paraprakisht janë krijuar grupe punuese për secilin program, ku më pas në punëtori të përbashkët është prezantuar puna e bërë, kryesisht duke analizuar secilin standard veç e veç sipas manualit të akreditimit, e deri te harmonizimi i Raportit të Vetëvlerësimit (RVV).
Dekani i Fakultetit të Edukimit Mexhan Avdyli thotë se jemi të përgatitur dhe kemi kapacitetet për të punuar përpos në programet aktuale edhe në programe të reja studimore.
Fakulteti i Edukimit, ketë vit ka aplikuar për riakreditim me dy programe: Parashkollor dhe Fillor në nivelin bachelor, si dhe në nivelin master me dy programe: Mësimdhënie e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe Mësimdhënie dhe kurrikula.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan