Këshilli Botues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur takim konstituiv, ku anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga Senati, morën mbështetjen e plotë të rektorit të Universitetit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe të manaxhmentit të UKZ-së.
Në këtë mbledhje Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, është zgjedhur kryetar i Këshillit Botues.
Në bazë të Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe të Rregullores për punën e Këshillit Botues të Universitetit, Këshilli Botues përbëhet nga 5 anëtarë me të drejtë vote të fushave përkatëse akademike.
Këshill Botues shqyrton, planifikon dhe e lejon botimin e publikimeve, si dhe jep ide, mendime dhe pikëpamje për avancimin e publikimeve universitare.
Për veprimtaritë e veta, Këshilli Botues i përgjigjet Senatit të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Rektorit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan