Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka nënshkruar Partnership Agreement të Projektit STAND (Strengthening University Autonomy and Increasing Accountability and Transparency of Western Balkans Universities), i financuar nga Erasmus + Programme, ku koordinator është Kolegji IBCM në Mitrovicë.
Projekti STAND synon të rrisë autonominë e universitetit në Kosovë. Ai kërkon të zhvillojë dhe azhurnojë si menaxhimin dhe qeverisjen e universiteteve të Kosovës, ashtu edhe kapacitetet e autoriteteve kombëtare për të modernizuar sistemet e tyre të arsimit të lartë duke mbështetur zhvillimin e modeleve adekuate të autonomisë, zbatimin dhe monitorimin e politikave të reformës në autonominë e universitetit. Me mbështetjen e vendeve nga BE-ja dhe partnerëve të tjerë të qarkut të programit, projekti synon të nxisë tranzicionin e sistemeve të arsimit të lartë të Kosovës drejt qeverisjes autonome dhe sistemit të qëndrueshëm financiar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan